TE TJERA

Byrek me gjize e veze ne forme trekendeshi


Per 4-5 veta:

- miell 3 filxhane caji
- uje 1 3/4 e filxhanit te cajit
- gjize 1 filxhan caji
- veze 2 kokrra
- gjalpe 100 g
- 1 tufe majdanoz
- pak kripe e piper

Pergatitja

Miellin e situr e veme ne nje tepsi, hapim nje grope ne mes ne te cilen hedhim kripen, ujin dhe e zeme brumin, i cili duhet te jet me i bute se brumi i zakonshem.
E leme te pushoje per 20-30 minuta. Ne nje tavoline hapim nje carcaf te bardhe, brumin e hapim ne menyre te barabarte ne te gjithe pjesen e tavolines. Perpara se te hapim peten carcafin e sperkasim me pak miell ne menyre qe te mos ngjitet peta mbi te dhe vazhdojme hapjen e petes me mollezat e gishterinjve derisa peta te hapet ne menyre te barabarte nga te gjitha anet.
Peta duhet te hapet aq e holle, qe po te veme poshte gazeten,te mund ta lexojme. peten e leme ne tavoline qe te thahet pak,aq sa kur te mbeshtillet te mos thermohet.
E sperkasim me gjalpin e tretur dhe fillojme prerjen ne forme ripash me gishterinj sa 4-5 gishterinj te dores.
Mbledhim petet e aneshme dhe i vendosim ne fillim te cdo prerjeje 
te petes mbi te cilen vendosim mbushjen e pergatitur me gjize, veze e majdanoz; te gjitha keto te perziera se bashku.
Fillojme mbeshtjelljen e byreckave nje here nga e majta ne te djathte dhe anasjelltas derisa t'i pergatisim te gjitha.
I vendosim ne nje tepsi te lyer me gjalpe, i sperkasim siper me gjalpe dhe i pjekim ne furre per rreth 20-25 minuta.