TE TJERA

BYREK ME PULE



  Per 4-5 veta:

- miell 3 filxhane caji
- pule  5 thela
- gjalpe 100 g
- vitam  100 g
- uje 1 1/2 filxhan caji per brumin
- qepe 2 kokrra
- domate 2 kokrra
- niseshte 1 filxhan caji
- pak kripe e piper

Pergatitja
Ne nje tavoline ose tepsi hidhet mielli i situr. 
Ne mes hapet nje grope ku hidhet uje me pak kripe, duke e perzier nga mesi, zihet nje brume i forte i cili punohet per 8-10 minuta.
Brumi ndahet ne kulece,mbulohet me nje pecete te lagur dhe lihet per rreth 20-25 minuta te zbutet per t'u hapur me mire.
Hapen petet nje e nga nje duke i sperkatur me pak niseshte.
Petet e hapura i pjekim me nje nxehtesi mesatare qe te mos digjen
nderkohe pules qe i kemi dhene nje vale i heqim thelat nga lengu, i vendosim ne nje tenxhere ku kemi hedhur vitamin se bashku me qepen per t'u skuqur. Vazhdojme kuardisjenduke i hedhur domatet e qeruara nga cipa dhe te prera ne kubike. 
E leme derisa te shteroje lengu, i shtojme pak kripe, piper te zi dhe pak uje. Kete e leme te marre edhe 2-3 vale.
Ne nje tepsi te lyer me pak gjalpe shtojme peten e papjekur e sperkasim e tretur; pastaj veme petet e pjekura duke isperkatur me lengun e pules dhe gjalpin.
Vazhdojme keshtu derisa te mbarojne petet e pjekura.vendosim thelat e pules  mbi petet dhe i sperkasim me salcen e pules qe kemi pergatitur. Siper vendosim peten tjeter te papjekur,e sperkasim me gjalpe dhe e pjekim ne furre rreth 20-25 minuta.
Pastaj e heqim nga fura dhe e presim ne copa.