TE TJERA

Komposto me pjeshke

Per 4-5 veta:
  • Pjeshke 500 gr
  • Sheqer  1 gote uji
  • Uje 1 liter
  • Vere 1 filxhan kafeje dhe pak limontoz
Pergatitja

Pjeshket e lara pervelohen  2-3 minuta,kullohen,u qerohet lekura,priten per gjysme dhe u hiqet berthama.Ne ujin ku perveluan pjeshket hidhen berthamat dhe sheqeri zihen per 5-6 minuta dhe kullohen.
Shurupi hidhet mbi pjeshket,shtohet pak limontoz  dhe e ngrohim deri ne valim.Pastaj i heqim nga zjarri,ftohen dhe u hidhet pak vere e embel.