TE TJERA

Supe me patate

Per 4-5 veta:

  1. Patate 500 g 
  2. Domate 2-3 kokrra,ose salce 1/2 luge gjelle
  3. Qepe 1 kokerr
  4. Gjalpe ose margarin 2 luge gjelle
  5. Pak majdanoz,kripe,piper sipas deshires.
Pergatitja
Ne nje tenxhere kaurdiset qepa me gjalpe ose margarine derisa te zbutet, pastaj hidhen patatet te pastruara dhe te prera ne forme kubike e kaurdisen pak.Shtohen domate te fresketa te qeruara nga cipa dhe te prera ne copa te vogla.Ne mungese se tyre shtohet salce domatesh dhe vazhdon kaurdisja.Pastaj shtohet lengu i mishit.pasi te kete perfunduar zierja supa rregullohet me kripe,piper te zi dhe majdanoz te grire holle.