TE TJERA

Supe peshku me patate

Per 4 -5 veta:

  1. Leng peshku 1,5 litra
  2. Oriz 1 filxhan kafeje
  3. Qepe 1 kokerr
  4. Karrota 2-3 cope
  5. Patate 3-4 kokrra
  6. Domate 2 kokrra
  7. Vaj 3-4 luge gjelle
  8. Kripe,piper,majdanoz.
Pergatitja
Ne lengun e peshkut qe zien hidhet orizi i pastruar dhe i lare.
Ne tigan me yndyre kaurdisen qepe e karrota te prera ne copa kubike, shtohen domate ose salce, kaurdisen sebashku dhe hidhen te orizi. E valojme  per 4-7 minuta. Ne te hedhim patatet e prera ne copa kubike. Keto lihen te ziejne derisa te behen gati.
Pastaj supa regullohet me kripe, piper, dhe majdanoz te grire holle.