- Oriz 1 filxhan caji
- gjalpe 3-4 luge gjelle
- copa dhjami 1 filxhan kafeje
- piper i zi 1 luge kafeje
- kripe 1 luge gjelle
- Gres ( rrush i pa pjekur 100 g .)
Pasi e kemi pastruar orizin e shtypim derisa te behet si miell,pastaj e veme te zieje me lengun e mishit. pasi ka zier, i shtojme kripe, i shtrydhim gresin, i hedhim dhe copa dhjami te grira shume holle. Kur corba trashet e heqim nga zjarri, e pervelojme me gjalpe dhe i hedhim piper te shtypur.
Ne mungese te greses mund te perdoret limon ose limontoz