0

- miell 1 kile
- maja 30 gr
- sheqer 1 luge 
- kripe 2 luge
- gjalpe 2 luge

Pergatitja
Tretim majan ne uje te vaket ( gjysem filxhan caji ) bashke me sheqerin dhe kripen. Ne nje ene hedhim gjalpin te cilin e kemi tretur, me te filluar gjalpi te ftohet shtojme majan e tretur qe kemi 
pergatitur, pastaj  hedhim miellin pak nga pak,dhe e trazojme derisa te behet nje brume i bute dhe elastik,duke shtuar shume pak miell, qe te mos na njgjiti ne duar.
E mbulojme me nje pecete, dhe e leme brumin gjysem ore te clodhet brenda ne fure te shuar, pas gjysem ore e nxjerim brumumin dhe e ndajme ne tre pjese, dhe i japim formen qe deshirojme. E lyejm tepsin me miell, i mbulojme buket e vena me nje pecet dhe i fusim prape ne fure te shuar per nje ore.
E nxjerim tepsin, dhe e paranxehim furen ne 180 grad dhe i pjekim per gjysem ore duke e vene tepsine ne mes te fures.
Ne vend te gjalpit mund te perdorni vaj ulliri.