0


 Per 1 kg. miell:

- 4 te verdha veze
- 1 veze te plote me gjithe te bardhen
- vaj 1 gote uji
- gjalpe 2 filxhane caji te tretur
- ara 1,5 kg
- sheqer per shurupin 5 filxhane caji
- niseshte 2 filxhane caji

Pergatitja

Sitim miellin ne nje tepsi. Hapim nje grope ne mes, hedhim pak kripe, vezet, ujin dhe e zeme brumin te forte.
E punojme derisa brumi te shtrohet,  e ndajme ne kulace te vogla
e leme te pushoje dhe pastaj me ane te petesit i hapim petet duke i sperkatur me niseshte.
Petet mund t'i hapim nje nga nje ose 2-3 bashke.
Pasi i hapim petet, i leme te thahen pak dhe pastaj i shtrojme ne tepsi. Pasi kemi shtruar gjysmat e peteve i hedhim ne mes arat e qeruara e te coptuara dhe siper veme perseri gjysmat e tjera te petava. Pastaj mlidhen anet, bejme prerjen, e lagim me gjalpe te tretur te trazuar me vaj te djegur dhe e pjekim ne fure derisa te krijohet nje kore e kuqe si brenda edhe jashte.
Pastaj pergatitim shurupin i cili duhet te hidhet i nxehte, ndersa bakllavaja e ftohte. Shurupi: sheqer 3 gota uji, uje 1 gote.