Per 1 kg patellxhane duhen:
- Sheqer 5 gote uji
- Uje 1,5 gote
Pergatitja
Zgjidhen patellxhanet e vogla me gjatesi 4-5 cm,u pastrohet bishti,u behet nje prerje per se gjati dhe vihen ne uje te kripur per 20-25 minuta.Kullohen,shpelahen disa here qe t'u ike kripa,zihen ne nje tenxhere per 2-3 minuta dhe shpelahen me uje te ftohte.Kullohen,vendosen ne uje me gelqere per 20-25 minuta.
Kullohen,shpelahen,u jepet nje vale dhe perseri kullohen.
Pergatitet shurupi dhe hidhen patellxhanet.Zihen 10-15 minuta,hiqen patellxhanet nga shurupi i cili zihet derisa te trashet,si per te gjitha embelsirat.Ne vendin e care te patellxhanes vendosen bajame te pjekura ose ara,mbyllet e cara mire me dore dhe hidhet perseri ne shurup.
Lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte derisa te jene gati.
Ne fund i hidhet pak limontoz qe te mos sheqeroset si dhe vanilje ose kanelle.