Supe orizi me veze e limon
0Per 4-5 veta:
- Lenge mishi ose kockash 1,5 litra
- Oriz 4 luge gjelle
- Veze 1 kokerr
- Gjalpe 50 g ose 2 luge gjelle
- 1/2 limoni
- Kripe, majdanoz e piper izi
Pergatitja
Ne lengun e mishit ose ne uje te valuar hedhim oriz te pastruar e te lare dhe e leme te zieje ne zjarr te ngadalshem per 25-35 minuta. Kur supa eshte gati e heqim nga zjarri, e leme te ftohet deri ne temperaturen 60-70 grade dhe e regullojme me veze e limon. Per kete, ne nje ene prej porcelani hedhim te verdhen e vezes ose nje veze komplet,e rrahim mire dhe duke e rrahur i hedhim leng limoni dhe pak nga pak nga supa e pergatitur, ne menyre qe veza te mos pritet.
Kete mase te pergatitur ia hedhim supes duke e trazuar.
Ne funde supa regullohet me gjalpe,majdanoz te grire holle,kripe e piper te zi sipas deshires.