0


PER 4-5 VETA:

- 500 g makarona ose gjysem pako
- Djathe i bardhe i grire gjysme gote uji
- Veze 3 kokra
- Miell 3-4 luge gjelle
- Qumesht 1 gote uji
- Gjalpe 3-4 luge gjelle
- Kripe e piper sipas deshires.

Per makaronat zakonisht perdoren makaronat e trasha me vrime ne mes ose makarona spageti.
Pergatitja
Zihen makaronat ne uje te valuar me kripe, por jo shume qe te behen qulle. Makaronat kullohen, shpelahen pak dhe hidhen ne nje tepsi te lyer me gjalpe. Shtohet djathi i bardhe i thermuar, nje pjese e gjalpit,vezet ( duke ruajtur nje te verdhe per salcen beshamel),qumshti dhe te gjitha keto perzihen.
Siper i hidhet salca beshamel. Rafshohet njelloj ne siperfaqe
sperkatet me gjalpe e kackavall te grire dhe piqet ne furre me nxehtesi mesatare derisa te krijoje nje kore te kuqe.
Lihet te ftohet pak pastaj pritet ne copa.